Dy ish-banorët e “Big Brother Albania VIP” Kledi Hysa dhe Sheila Haxhiraj janë komentuar shumë gjatë kohëve të fundit për shkak të aludimeve të shumta lidhur me krijimin e mundshëm të një historie dashurie mes tyre.
Fillimisht, pasi u panë disa herë duke kaluar kohë me njeri-tjetrin, u diskutua për një videoklip të ri të Sheilës ku do të përfshinte edhe Kledin. Megjithatë, ata janë parë shumë herë bashkë, duke i bërë të gjithë të mendojnë që ka diçka më shumë midis dyshes.
Këto dyshime duket se u finalizuan akoma më shumë, sidomos pas postimit të fundit të këngëtares në llogarinë e saj në “Instagram”, ku duket se e ka pranuar dashurinë e saj për modelin para të gjjithëve.
Në foto, ata po kalojnë disa momente së bashku dhe duken më të lumtur e të buzëqeshur se kurrë në krahët e njeri-tjetrit. Nuk kanë munguar komentet pozitive të ndjekësve të tyre, të cilët e kanë marrë për të mirëqenë lidhjen e tyre dhe i kanë komplimentuar ata.
Rikujtojmë, se pak kohë më parë, këngëtarja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” ka publikuar një “story” në llogarinë e saj, ku, e pyetur nga ndjekësat se me kë e ka pirë kafen e parë të vitit 2022, është përgjigjur duke bërë tag Kledi Hysën. Ky i fundit e ka ripostuar foton pa shtuar asgjë.