INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos vallë Megi Pojani sapo pohoi zërat se është në një lidhje me Endri Çekiçin?! Ja çfarë tha ajo!

Mos vallë Megi Pojani sapo pohoi zërat se është në një lidhje me Endri Çekiçin?! Ja çfarë tha ajo!

Publikuar më: 17:32 16-07-2022

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Mirëpo, sado aktive në rrjete sociale, Megi është siguruar që ta ruajë jetën e saj private gjithmonë dhe ta mbajë larg syve të publikut. Edhe pse gjatë një periudhe u përfol se kishte diçka mes saj dhe reperit Getinjo, rezultoi se ishte thjesht një miqësi mes dyshes. Por, një foto duket se e ka ‘nxjerrë zbuluar’ bukuroshen dhe mund të na ketë zbuluar diçka.

Teksa kishte bërë një pauzë të shkurtër nga llogaria e saj në Instagram, para pak javësh ajo ndau disa foto me ne duke darkuar në një restorant. Deri këtu nuk ka asgjë, por një postim në Instagramin e futbollistit të kombëtares, Endri Çekiçi ku shfaqej në po të njëjtin vend ngriti mjaft dyshimet se mund të ketë një lidhje dashurie mes tyre.

Më pas, dyshja u shfaqën duke pushuar në të njëjtin vend dhe kjo duket se deri diku i vërtetoi spekulimet. E në Instastory-n më të fundit të Megit, disa fjalë sikur pohuan se bukuroshja është e dashuruar.

"Për pak humba fluturimin sepse po ‘kapja’ ndjenjat.", shkroi ajo. 

WhatsApp-Image-2022-07-16-at-2.41.10-PM.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773