Melisa dhe Andi janë ndarë dhe tashmë nuk ka asnjë dyshim. Dyshja e kanë konfirmuar përmes postimeve se më nuk janë bashkë dhe përkundër dyshimeve për një lojë për vëmendje, gjërat duken të jenë serioze.
Pasi fshinë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale bashkë me fotografitë dyshja befasoi duke publikuar një video së bashku. Por gëzimi zgjati pak pasi menjëherë mësuam se bëhet fjalë për spot publicitar dhe përkundër që nuk janë bashkë i detyrohen kompanisë sponsorizuese.
Për të sqaruar gjithçka duke hedhur poshtë mundësinë e ribashkimit, Melisa dhe Andi janë treguar të kujdesshëm për të theksuar detajet.
“Shënim: Kjo video është realizuar më përpara” –është mbishkrimi që kanë lënë të dy, si për të na treguar që kanë postuar video bashkë vetëm për reklamë.