Mbrëmjen e djeshme Donald Veshaj shprehu hapur ndjenjat e tij për Beatrix Ramosajn, duke lënë në të shkuarën historinë me Borën. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga rrjet, pasi Donaldi kishte premtuar që do dilte i vetëm nga “Big Brother VIP”.
Për më tepër, para pak javësh ai deklaroi se vazhdonte të ishte i dashuruar me Borën, e puthi para të gjithëve, madje e surprizoi për përvjetor. Bora po e priste të dilte që të sqaronin marrëdhënien e tyre, por Donaldi e ndryshoi rrjedhën e historisë.
Nisur nga kjo, autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti nuk ka hezituar ta thumbojë aktorin publikisht.
Ajo ka shpërndarë një shprehje në të cilën thuhet: Një burrë i vërtetë nuk bën lojëra mendjesh me një grua. Vetëm djemtë e dobët, të pasigurtë dhe të papjekur e bëjnë këtë gjë.
Ndonëse Olsa nuk ka përmendur emra, postimi i saj ka ardhur menjëherë pas deklaratës së Donaldit, duke lënë të kuptohet që e ka për të.
Më tej ajo ka publikuar dhe një postim mbështetës për Borën: Ajo është e veshur me fuqi, dinjitet dhe qesh pa frikën e asaj që rezervon e ardhmja.