Loredana dhe Mozzik janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe më gjerë. Që nga ndarja e tyre e bujshme fansat shikojnë çdo lëvizje të dy ish-partnerëve me shpresën se mes tyre do të ketë sërish një mundësi rikthimi.
Ditën e sotme Loredana ka publikuar në Instastory një fotografi ku shfaqet pa makeup dhe me lot në sy.
“Polena është ‘çmendur’ këtë vit.”- shkroi ajo.
Por, ajo çka ngjalli dyshime te fansat ishte një postim nga ana e ish-partnerit të saj Mozzik i cili publikoi gjithashtu në Instastory një fotografi teksa mban në duar një shami ku e shoqëron me hashtagun #polemaarlegy.
Nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një rastësi dhe reperi mund të ketë të njëjtin problem me alergjitë e stinës, njësoj si Loredana. Por nga ana tjetër, duke marrë parasysh të gjitha rastet kur ish-çifti kanë bërë postime të tilla që kanë ngjallur dyshime për ribashkim, disa fansa mendojnë se këto mund të jenë mesazhe të koduara drejt njëri tjetrit.