INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mosbindja civile, Basha këmbëngul: Mos paguani taksa, nuk arrestohet dot i gjithë populli

Mosbindja civile, Basha këmbëngul: Mos paguani taksa, nuk arrestohet dot i gjithë populli

Publikuar më: 16:01 03-04-2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë thirrje sërish sot për mosbindje civile.

Gjatë një dalje për mediat nga selia blu, kreu demokrat kërkoi nga qytetarët të mos paguajnë taksat e rritura, ndërsa i apeloi edhe Ramës lirimin e 23 protestuesve të arrestuar për dhunën në “Rrugën e Kombit”.

Mosbindje qytetare do të thotë refuzim i padrejtësisë, refuzim i grabitjes. Këto taksa nuk shkojnë për qytetarët, por për Edi Ramën dhe bandën në pushtet. Mos paguani taksat, nuk ka çfarë iu bën, nuk iu arreston dot, nuk arreston dot të gjithë popullin.
Opozita do të jetë tërësisht në krahun e tyre, në krahun e qytetarëve kuksiane, të atyre 23 të arrestuarve që duhet të lirohen menjëherë. Liro të arrestuarit, arresto Saimir Tahirin, Balilin, Habilajt, mos u merr me njerëzit e thjeshtë” u shpreh kryedemokrati.

Gjatë fjalës së tij ai shtoi se shqiptarëve u mblidhen 200 mln euro në vit nga taksa e qarkullimit dhe asnjë cent nuk shkon për Rrugën e Kombit.

‘Merr 200 mln euro në vit nga taksa e qarkullimit për mirëmbajtjen e rrugëve, nuk shpenzon asnjë cent nga këto lekë për Rrugën e Kombit, por vendos një taksë të re. Nuk shpenzon asnjë cent nga 800 mln euro në 5 vite, por i jep me koncesion. Ata që u çuan janë njerëzit më të varfër dhe të braktisur në 20 vite,’ tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0034971237182617