INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mosbindja civile nis të enjten, PD-LSI do të bllokojnë disa akse [Detaje]

Mosbindja civile nis të enjten, PD-LSI do të bllokojnë disa akse [Detaje]

Publikuar më: 16:55 03-04-2018

Mbrëmjen e djeshme kyetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Moniak Kryemadhi gjatë një dalje për mediat nga Selia e PD-së u bënë thirrje shqiptarëve për mosbindje civile, mospagim taksash ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Mësohet se mosbindja e opozitës nis këtë të enjte.

Pritet që fronti opozitar të përshkallëzojë lëvizjen e saj duke nisur me bllokimin e disa akseve rrugore në mbarë vendin.

Pritet që të bllokohen akset Tiranë-Vorë; Lushnje-Fier; Elbasan-Tiranë, Korçë-Elbasan dhe Fushë Krujë-Lezhë.

Ndërsa në një intervistë nënkryetari i PD-së Edmond Spaho u shpreh se mosbindja civile do të nisë me bllokim rrugësh, për të vijuar me bllokim institucionesh dhe deri te bllokimi i punës në Kuvend.

Article Logic
Execution time: 0.0021541118621826