INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mosbindje civile? Pas mbledhjes së opozitës, Basha dhe Kryemadhi bëjnë këtë thirrje të fortë për qytetarët, ja çfarë vendosën

Mosbindje civile? Pas mbledhjes së opozitës, Basha dhe Kryemadhi bëjnë këtë thirrje të fortë për qytetarët, ja çfarë vendosën

Publikuar më: 19:37 02-04-2018

Çështja e arrestimit të protestueve kuksiane për taksën në “Rrugën e Kombit” ka bërë që Basha dhe Kryemadhi të zhvillojnë një takim mes tyre.  Pas mbledhjes së dy Grupeve Parlamentare të PD-së dhe LSI-së, kryedemokrati Lulzim Basha, në një dalje për median u shpreh se që sonte do do të vihet në zbatim vendimi unanim i opozitës.
Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh se opozita do të jetë në krah të popullit, e pranishme në çdo organizim. Ai shtoi se qeveria ka shkelur Kushtetutën dhe demokracia në vend nuk ekziston.
Këtë javë opozita ka paralajmëruar protesta masive dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të mos pranojnë asnjë rritje të taksave të vendosur nga kryeministri Edi Rama.

Në krah të kuksianëve, të cilëve iu grabit buka e gojës. Në krah të gjithë shqiptarëve që u goditen nga taksa e pronës, e ujit dhe e rrugës. Shqipëria gjendet në prag të një humnere ekonomike dhe sociale.
E shiti Shqipërinë dhe u mori shpirtin njerëzve të thjeshtë. Në këtë vend qeveria shkel kushtetutën, në këtë vend drejtësia merr fund nga frika e kryeministrit. Hapësira e vetme është të dalim në krah të qytetarëve në mos bindje civile. Kjo nis këtë jave.
Ky është një vendim unanim i opozitës, e cila nis që sot organizimin e mosbindjes qytetare. Do zbatojmë të gjitha format dhe mënyrat. I bëjmë thirrje qytetarëve të refuzojnë çdo taksë, taksën e ujit, taksën e dritave.”

Ndërkohë që Kryemadhi theksoi që kryeministri Rama po instalon diktaturën në vend.


Mosbindja qytetare do të thotë të heqësh dorën e Edi Ramës nga xhepat e qytetarëve të varfër. Të heqin shqiptarët litarët që iu kanë hedhur në qafë. Mosbindje do të thotë t’i thuash ik Edi Ramës, dhe boll ua more shpirtin shqiptarëve. U bëj thirrje gazetarëve t’i thoni “Jo” Edi Ramës.
Rama po instalon diktaturën. Protesta qytetare ishte mësim edhe për opozitën. Gratë dhe nënat shqiptare i dhanë dinjitet çdo shqiptari.”

Article Logic
Execution time: 0.0022320747375488