Mosçelja e negociatave ka qenë një ndër temat më të diskutuara ditën e sotme jo vetëm nga mediat por edhe nga politikanët shqiptar.
Reagimet nuk munguan nga të dyja kahet politike, një koment u bë edhe nga presidenti Meta ku sipas tij situata nuk shihej edhe aq pozitive.
Me anë të lidhjes telefonike, ditën e sotme në emision radiofonik “Sokol Balla Live” në IN Radio 105.7, u realizuan dy intervista me dy personazhe shumë të njohur të politikës shqiptare, ministrin e Jashtëm dhe të Europës z. Ditmir Bushati dhe nënkryetarin e LSI z. Luan Rama.
Sipas z. Rama, fajin për këtë e ka qeveria aktuale e cila nuk v e proi siç duhet në momentin që Shqipërisë ju dha mundësia.
“Komisioni evropian rekomandoi pa kushte çeljen e negociatave dhe kaluan në ekstazë dhe festë idiote e cila u përcoll në mjedisin qeveritar shqiptar, ai që në fakt ishte një propozim ndërkohë që do të duhej një qasje tjetër një reflektim i përgjegjshëm që në atë moment ne të lobonim sëbashk. Të krijonim një pakt një klimë komunikimi për të lobuar sëbashku që vendimi që do të duhet të merret të ishte ai që presin shqiptarët”, u shpreh nënkryetari i LSI-së Luan Rama.
Ndërsa i pyetur nga Sokol Balla se çfarë do t’i thonte ministrit të Jashtëm dhe Eurpës Ditmir Bushatit, zoti Rama u shpreh se do t’i thonte të jepte dorëheqjen.
Por mesa duket, për ministrin Bushati qershori i 2019 shihet plot pozitivitet pavarësisht se rruga drejt çeljes së negociatave shihet goxha e vështitë edhe për shkak të situatës së tanishme të BE-së.
Ndërsa fjalës dorëheqje të Luan Ramës i është shprehur kështu: “Unë do ti uroja zotit Rama shumë fat dhe shumë sukses në politikë sepse është një ndër themeluesit e partisë në të cilën unë militoj, e di që ai në të shkuarën ka dhënë dorëheheqjen për një arsye ndoshta akoma më të fortë po ky nuk është rasti “.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:
Punoi: Elton Cara