Pamela Anderson, 52 vjeçe, ka pozuar së fundmi komplet nudo për të reklamuar një çantë dore. E shtrirë në dysheme me petale lulesh rreth saj, Pami duket e pabesueshme, teksa thuajse i ka zbuluar të gjitha.
Bukuroshja e Baywatch i hedh flokët e saj bjonde rreth shpatullave dhe mbulon gjoksin me duar. Pamja e saj mbreslënëse përputhej me ngjyrat dhe detajet e dhomës, me divanin dhe dyshemenë me petale.
Ikona e viteve '90 i ka vënë emrin e saj një sërë çantash me lëkurë kafshësh, teksa pret konfirmimin e çertifikimit të tyre nga organizata e të drejtave të kafshëve PETA.