INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mosha juaj e vërtetë, çfarë e zbulon…

Mosha juaj e vërtetë, çfarë e zbulon…

Publikuar më: 15:16 28-11-2018

Mos u mundoni të fshihni moshën gjithmonë nëse keni komplekse. Pasi shkencëtarët kanë krijuar një sistem të inteligjencës artificiale i cili është në gjendje të zbulojë moshën tuaj të vërtetë thjesht duke parë një foto.

Sipas ekspertëve sytë janë treguesit kryesorë që zbulojnë edhe vitet që cdo kush mban.

Teknika e re e testuar në më shumë se 8,000 foto mund të hapë rrugën për vlerësime më të sakta të moshës edhe kur vetëm një pjesë e vogël e fytyrës është e dukshme dhe të çojë në trajtime më të personalizuara të kujdesit të lëkurës.

Në studimin e ri, hulumtuesit përdorën 8,414 imazhe anonime me rezolucion të lartë për të testuar saktësinë e sistemit të tyre.

Ata zbuluan se lëkura lëkurën afër syve dhe zona e përgjithshme e qepallë ishin më të efektshme në parashikimin e moshës.

Informacione të tilla mund të përdoren në të ardhmen për të vlerësuar faktorë të ndryshëm që kanë të bëjnë me moshën, mënyrën e jetesës, mjekësinë apo edhe ndërhyrjet kozmetike.

Studimi po ashtu tregoi se hapësira rreth fytyrës është pjesa më e rëndësishme për të vlerësuar moshën.

"Unë personalisht besoj se orët e plakjes së Inteligjencës Artificiale janë ndër përparimet më të rëndësishme në bioteknologjinë e jetëgjatësisë “ theksoi një nga studiuesit.

Article Logic
Execution time: 0.001798152923584