INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mosha më e mirë për t’i dhënë fëmijës një smartphone? Nuk do ta besoni ç’thotë Bill Gates!

Mosha më e mirë për t’i dhënë fëmijës një smartphone? Nuk do ta besoni ç’thotë Bill Gates!

Publikuar më: 13:37 22-05-2017

Babai i industrisë së kompjuterit modern duhet dëgjuar, pasi është ai që së bashku me Steve Jobs e ka revolucionarizuar këtë treg.

Bill Gates ka treguar idetë e tij mbi kur prindërit duhet t’u japin fëmijëve të tyre një smartphone ndërkohë që po jepte një intervistë për The Mirror. Themeluesi i Microsoft tregon që nuk u ka dhënë fëmijëve të tij smartphone përpara se të bënin 14 vjeç, pavarësisht se ata ankoheshin që fëmijët e tjerë i kishin marrë më shpejt. Gates dhe gruaja e tij Melinda kanë 3 fëmijë, sot 20, 17 dhe 14 vjeç dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë një smartphone përpara se të futej në gjimnaz. Ai tregon se nuk ka celularë në tavolinën e tyre të bukës dhe nuk shihet as televizor pas një ore të caktuar. Kjo sipas tij i mbron fëmijët, si dhe u jep mundësinë të flenë në një orë të arsyeshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275