INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moska akuzon SHBA-të: Po përdorin bomba me fosfor në Siri

Moska akuzon SHBA-të: Po përdorin bomba me fosfor në Siri

Publikuar më: 11:06 10-09-2018

Ushtria e Rusisë akuzon SHBA-të se kanë kryer sulme bombarduese mbi objektivat ushtarake në zonat civile në provincën Deir el-Zour të Sirisë duke përdorur fosfor të bardhë. "Dy aeroplanë amerikanë F-15 kryen bombardime më 8 shtator duke synuar zonën e Hajin në rajonin e Deir el-Zour duke përdorur bomba me fosfor ", tha gjenerali rus Vladimir Savtchenko në një deklaratë, të dielën. "Këto sulme kanë rezultuar me zjarr të ashpër. Ne po sqarojmë informacionin në lidhje me vdekjet dhe plagosjet e mundshme", tha ai. Bomba me fosfor është një armë e ndaluar nga e drejta humanitare ndërkombëtare. Ky është pretendimi i ushtrisë ruse, pasi dy superfuqitë akuzojnë njëra-tjetrën prej ditësh se po përgatisin një sulm kimik në këtë vend. Grupi xhihad "Shtetit Islamik" (ISIS), të cilin SHBA-të nën drejtimin e presidentit Donald Trump kanë premtuar ta zhdukin, ende mbizotëron në një zonë të vogël të Deir el-Zour.

Article Logic
Execution time: 0.0027120113372803