Ndërsa në Moskë vijojnë protestat kundër presidentit Putin në prag të Ditës Kombëtare të Marinës, shefi i Kremlinit është shfaqur sërish si personazh i filmave aksion.
Ai lundroi me anije rreth 180 kilometra në ujërat e Gjirit të Finlandës për të inspektuar nga afër rrënojat e një nëndetëseje sovjetike. Mjeti ujor u zbulua vitin e kaluar dhe mendohet se u fundos gjatë Luftës së Dytë Botërore, si pasojë e kontaktit me një minë deti.
Më herët ajo kishte shkatërruar tri anije gjermane dhe po përgatitej të kthehej në atdhe, por i gjithë ekuipazhi me 40 persona në bord mbeti i vdekur.
Batiskafi i presidentit dhe një ekip zhytësish që e shoqëronin atë u futën të shtunën rreth 50 metra nën detPas ekspeditës në Detin Balltik, Putin kujtoi se operacione të tilla e ndihmojnë atë të kuptojë më mirë punët që kryejnë më mirë rusët.