Të paktën katër persona janë lënduar sot kur një i ri ka hapur zjarr dhe ka hedhur bomba tymuese në një shkollë në Ivantejevka, në rajonin e Moskës. Të paktën katër persona janë lënduar sot kur një i ri ka hapur zjarr dhe ka hedhur bomba tymuese në një shkollë në Ivantejevka, në rajonin e Moskës,Autoritetet njoftojnë se të paktën 3 nxënës të tjerë kanë marrë plagë të rënda si pasojë e sulmit, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut per jetën. Policia dhe ambulancat kane mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Të plagosurit janë transportuar në spital. Policia ka vënë në pranga autorin, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Ende nuk dihen motivet e sulmit. Por ajo për të cilën shqetësohen autoritetet është se sulmi me hanxhar dhe me armë zjarri vjen pas serisë së sulmeve terroriste në Europë e më gjerë.