Arrestohet në Chicago reperi i famshëm R.Kelly, ndaj të cilit rëndojnë shumë akuza. 52-vjeçari, ylli botëror i muzikës R&B, ishtë ndërkohe në masën detyrim paraqitje pasi ishte në hetim po në shtetin e Illinois për abuzime seksuale me 4 femra, nga të cilat 3 ishin minorene në kohën për të cilën është bërë akuza.
Thuhet se mbi këngëtarin rëndojnë 13 akuza, duke përfshirë pornografi me fëmijët, pengimin e drejtësisisë, etj. 52-vjeçari u arrestua të enjten mbrëma nga policia, dhe deri më tani është deklaruar i pafajshëm për më shumë se 20 vepra seksuale.
Për dy dekada R.Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Robert Kelly, është akuzuar për veprat e abuzmit seksual të cilat janë rikthyer në vëmendje pas dokumentari “Surviving R. Kelly”, që tregonte me hollësi përndjekjet që ai i bënte vajzave adoleshente në fillimet e karrierës.