INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Mostra e Peshkopisë” i vë flakën qelisë, përse është dënuar

“Mostra e Peshkopisë” i vë flakën qelisë, përse është dënuar

Publikuar më: 16:16 05-05-2019

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në burgun e Fushë-Krujës, ku i burgosuri Shpëtim Ziza i ka vënë flakën qelisë së burgut.

I bugosuri Ziza ka pësuar disa lëndime në trup dhe momentalisht ndodhet në spitalin e burgut nën kujdesin e mjekëve. Ziza njihet ndryshe edhe si “Mostra e Peshkopisë”.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit, Besim Çenga, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2007, ndërsa tronditi mbarë opinionin publik. Pasi e vrau ai e hodhi trupin e fëmijës në lum, i cili u gjet pas 5 ditësh.

Ziza i cili ka pranuar krimin monstruoz nuk është hera e parë që tenton të vetvritet pasi në vitin 2014 ai pikërisht në të njëjtën mënyrë i vuri flakën krevatit. Në një tjetër rast, ai ka prerë damarët në qeli.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055