INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mot i keq ka mbërthyer Italinë e Veriut, shënohet viktima e parë [VIDEO]

Publikuar më: 13:40 25-11-2016

Veriperëndimi i Italisë është goditur nga moti i keq dhe reshje të dendura shiu. Si pasojë, lumi Tarano në rajonin e Ligurias dhe Piemontes ka dalë nga shtrati duke përmbytur rrugë, banesa dhe qendra qytetesh. Situata paraqitet e vështirë teksa autoritetet kanë evakuuar banorët e zonave më të rrezikuara. Banorët janë evakuuar, shkollat, fabrikat dhe urat janë mbyllur në veri-perëndim të Italisë si pasojë e përmbytjeve masive dhe shpërthimit të lumit Tanaro si pasojë e fryrjes nga shirat e shumtë.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët për riskun e lartë të përmbytjeve në rajonin e Ligurias dhe Piemontes, pasi moti i keq goditi zonën. Shumë rrugë janë kthyer në të pakalueshme kurse qyteti Garessio ndodhet totalisht nën pushtetin e ujërave të shpërthyer nga lumenjtë. Dyqanet janë mbyllur, shumë zona janë izoluar teksa shërbimet e emergjencës po qëndrojnë në gatishmëri pikësëpari për të shpëtuar të gjithë njerëzit që do të kenë nevojë dhe më pas për të parandaluar dëmet.

Si pasojë e përmbytjes së stacionit hekurudhor San Giuseppe di Cairo, trafiku nga Torino në Savona është pezulluar. Autoritetet parashikojnë një natë të gjatë e të vështirë sonte pasi ujërat jo vetëm nuk po tërhiqen, përkundrazi po fryen më shumë nga reshjet që vijojnë me ritëm të lartë. Sipas parashikimeve të meteorologëve, reshjet priten te spostohen thuajse me të njëjtin intensitet edhe në rajonin e Lazios, Kalabrisë, Siçilisë etj.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127