Moti me reshje të dendura që ka përfshirë sot Shqipërinë ka sjellë probleme në akset rrugore. Problematike këtë mbrëmje situata është paraqitur në autostradën Tiranë-Durrës. Autoriteti Rrugor shqiptar dhe Policia Rrugore kanë apeluar që drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes, pasi asflati në këtë aks ka pësuar dëmtime nga shiu. Përmes një njoftimi zyrtar i tërhiqet vëmendja shoferëve që udhëtojnë gjatë orëve të natës së sotme nga Tirana në Durrës dhe Durrës-Tiranë, në segmentin Maminas-Sukth që të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes.
“Reshjet intensive të shiut dhe dëmtimet që ka pësuar shtresa asfaltike e këtij segmenti shtojnë rrezikun ndaj duhet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të lëvizin me shpejtësi të kufizuar.
Policia Rrugore ka shtuar prezencën në këtë aks për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve. Ndërkaq, ARRSH po merr masat për ndërhyrjen sa më të shpejte nga kompania e mirëmbajtjes”, - thuhet në njoftim