INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti dhe kapriçot e tij! Harrojeni diellin, nga dita e nesërme...

Moti dhe kapriçot e tij! Harrojeni diellin, nga dita e nesërme...

Publikuar më: 19:19 04-04-2018

Nëse jeni mësuar me motin e ngrohtë të këtyre ditëve, kemi një lajm të keq për ju, ditëve me diell i erdhi fundi.

Meteorologët parashikojnë se nesër dhe pasnesër do të ketë reshje shiu si dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave.

Sipas Meteoalb, gjatë orëve në vijim të ditës së sotme vijojnë kthjellimet në territor deri në mbrëmje kur vranësirat bëhen të dukshme.

Nesër pas mesditës, i gjithë vendi do të pushtohet nga shirat e fuqishëm, të cilët duket se do vijojnë edhe të premten.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë mëngjesin e së enjtes por rënie të lehtë sjell mesdita, rënia vijon më e ndjeshme të premten në orët e mesditës si pasojë e vranësirave dhe shirave.

Article Logic
Execution time: 0.0041029453277588