Vendi ynë parashikohet të përfshihet nga një mot me rreshje gjatë fundjavës, ndërsa dita e sotme mbizotërohet nga vranësirat. Sinoptikanët bëjnë të ditur se “gjatë natës duke gdhirë dita e shtunë i gjithë vendi do të dominohet nga shira me intesitet të ulët”. Rreshjet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës së shtunë e po kështu do të paraqitet moti edhe ditën e dielë. Edhe fillimi i javës tjetër PARASHIKOHET të nisë me rreshje. Duke nisur nga dita e martë, rreshjet do të largohen për t’ia lënë vendin ngricave që do të shtrihen në të gjithë territorin. Temperaturat në të gjithë vendin do të ulen disa gradë nën zero, ditët e fundit të nëntorit. Sinoptikanët parashikojnë temperatura deri në minus 4 gradë do të regjistrohen edhe në Tiranë e bregdet. Muaji dhjetor do të nisë me temperatura disa më të larta se ato të regjistruara në ditët e fundit të muajit nëntor.