INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i acartë, dy persona ndërrojnë jetë nga i ftohti

Moti i acartë, dy persona ndërrojnë jetë nga i ftohti

Publikuar më: 14:50 08-01-2017

Moti i acartë ka pushtuar Shqipërinë, ku pothuajse në çdo qytet temperaturat shënojnë minus. Si pasojë e motit të ashpër kanë ndërruar jetë dy persona ditën e sotme. Shtetasi 54 vjeçar, Leonard Beqiri nga qyteti i Sarandës, ka ndërruar jetë në spital, ku ishte dërguar nga Policia pasi e kanë gjetur në gjendje të rënduar në shtëpinë e tij. Sipas autoriteteve spitalore, vdekja e Beqirit ka ardhur si pasojë e kequshqyerjes. 

Ndërkohë, një 62-vjeçar ka humbur jetën sot në Gjirokastër pasi ka rrëshqitur nga tarraca e pallatit.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se viktima është Vasil Kaçi. Ngjarja ndodhi në një pallat në lagjen ‘Granicë’ dhe mësohet se Kaçi kishte dalë të shikonte depozitën dhe si pasojë e ngricave ka humbur kontrollin dhe ka rrëshqitur.

Article Logic
Execution time: 0.0031509399414062