INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i acartë, ja sa persona ka strehuar Policia e Shtetit

Moti i acartë, ja sa persona ka strehuar Policia e Shtetit

Publikuar më: 18:36 09-01-2017

Moti i ftohtë ka mbizotëruar në Shqipëri ditët e fundit, ku janë shënuar 3 viktima deri tani, shumë persona kanë përfunduar në spital, por ka edhe nga ata që janë të pastrehë e ishin në mëshirë të fatit.

Policia e Shtetit iu ka ardhur në ndihmë në të gjithë vendin shtetasëve të pastrehë,ndërmjet tyre gra dhe fëmijë, të cilëve u rrezikohej jeta nga të ftohtit. Policia në shërbim të komunitetit, e veçanërisht në shërbim të atyre në nevojë, në të gjithë vendin iu ka ardhur në ndihmë 76 shtetasëve të pastrehë.

Në Tiranë Patrullat e Përgjithshme kanë ndihmuar  duke i sistemuar në qendrat sociale rreth 50 qytetarë të pastrehë.

Në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, janë ndihmuar 26 shtetas, të cilët janë sistemuar në ambientet e Komisariateve të  Policisë, ku trajtohen me ushqim e fjetje nga efektivat e këtyre Komisariateve dhe konkretisht:

Në Shkodër  4 shtetas, në Dibër 2 shtetas, në Durrës 6 shtetas, në Elbasan 6 shtetas, në Berat 2 shtetas, në Vlorë Sarandë e Delvinë 6 shtetas. Policia e Shtetit do jetë përherë e gatshme për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Article Logic
Execution time: 0.0042870044708252