INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i acartë në vend. Ja cilat janë akset ku duhen përdorur zinxhirë

Moti i acartë në vend. Ja cilat janë akset ku duhen përdorur zinxhirë

Publikuar më: 10:35 06-01-2019

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset kryesore të vendit, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta. Sipas ARRSH-së, kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë të gjithë natës duke pastruar dhe trajtuar me kripë rrugët, ndërsa kujdes i veçantë është treguar në zonat me prani të akullit. Gjithsesi, autoriteti në fjalë rekomandon që të përdoren zinxhirët në akset Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Stërblevë-Lunik; e pjesërisht Boboshticë-Dardhë. Por, ajo që kërkohet nga të gjithë përdoruesit e rrugës është të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit, si dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë Rrugore. Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se temperaturat  do të mbeten të ulëta për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të qëndrojnë në rajonin tonë deri ditën e martë. GJatë ditës së deilë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: -1 / 9 °C, në vendet e ulëta: -2 / 7 °C dhe në vendet malore: -11 / -1 °C.

Article Logic
Execution time: 0.0038261413574219