INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i ashpër! Ja si do të jenë temperaturat këtë javë

Moti i ashpër! Ja si do të jenë temperaturat këtë javë

Publikuar më: 17:20 08-01-2017

Moti i acartë ka mbërthyer Shqipërinë dhe mbrëmjen e kaluar i gjithë vendi ka kaluar natën më të ftohtë me një rekord temperaturash nën minus. E njëjta situatë është edhe ditën e sotme, ku temperatura janë shumë të ulëta. Si pasojë e të ftohtit por edhe epidemisë së gripit u mbyllën kopshtet, shkollat dhe universitetet për 2 javë, por ajo që iu intereson më shumë njerëzve është të dinë kur do marrë fund i ftohti polar, dhe kur do të mund të dalin lirshëm nga shtëpitë e tyre.

Metereologët thonë se acari do të jetë edhe për një javë. Temperaturat megjithëse rritën të hënën dhe të martën, do jetë një rritje e lehtë dhe jo shumë e ndjeshme, me afërsisht 3 deri në 4 gradë. Rritja më e ndjeshme do të fillojë nga dita e Mërkurë dhe deri në fundjavë. Ndërsa dita e premte do të jetë ajo në të cilën do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin ku do të fillojnë reshjet e shiut në ultësirën perëndimore dhe reshje bore në zonat malore. Ngricat do të jenë prezente gjatë gjithë kësaj javë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705