INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i ftohtë. Dëbora nis në veri

Moti i ftohtë. Dëbora nis në veri

Publikuar më: 09:44 04-01-2017

Reshjet e para të dëborës kanë nisur në veri të vendit në orët e mbrëmjes të së martës. Reshje me intensitet të lartë u regjistruan në Kukës, ku si pasojë e dëborës në Rrugën e Kombit pranë tunelit të Thirrës janë rrezikuar automjetet. Bashkia e Kukësit ka mbledhur shtabin e emergjencave dhe ka marrë masat për mirëmbajtjen e rrugëve dhe mbajtjen e situatës nën kontroll. Bashkia e Kukësit u ka bërë apel operatorëve të kontraktuar për rritjen e nivelit të gatishmërisë për ndërhyrje me mjete e makineri në të gjitha akset rrugore.
Policia i bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit në mënyrë që të shmangin rrëshqitjet apo ndonjë aksident të mundshëm. Në Rrugën e Kombit shumë automjete nuk u lejuan nga Policia rrugore të lëviznin për shkak se nuk kishin zinxhirë. Edhe qyteti i Kukësit është zbardhur nga bora, trashësia e së cilës në tokë shkon 10 centimetra.
Mësohet se tre borëpastruese po hedhin kripë dhe mbajnë nën kontroll rrugët e qytetit, 10 janë në “Rrugën e Kombit” dhe 4 në tunelin e Kalimashit.
Shërbimet Policisë Rrugore ndodhen në gatishmëri për parandalimin e aksidenteve dhe këshillim e drejtuesve të mjeteve për të ulur shpejtësinë.
Edhe firmat kontraktuese ndodhen në rrugë duke hedhur kripë për mbajtjen e rrugës në gjendje normale.Aktualisht reshjet e borës vijojnë të bien.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492