INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i ftohtë e dëborë, ja cilat janë zonat më problematike: Kujdes në qarkullim

Moti i ftohtë e dëborë, ja cilat janë zonat më problematike: Kujdes në qarkullim

Publikuar më: 09:13 26-02-2018

Moti i ftohtë dhe me dëborë që ka përfshirë vendin prej ditës së djeshme ka krijuar probleme në shumë qytete.

Në thuajse të gjitha akset e rrugëve në veri dhe në jug të vendit automjetet rekomandohen të qarkullojnë të pajisur vetëm me zinxhirë prej situatës së krijuar nga bora.

ARRSH bën me dije se cilat janë akset më problematike dhe ku duhet patur kujdes. Zonat më problematike janë qarku I Korcës, Kukësit, Dibrës

QARKU TIRANE
Ne rrugen Qafe Priske – Shengjergj, Qafe Priske – Qafe Molle qarkullohen me zinxhire. Segmenti rrugor nga Lana Bregasi-Trau Dajt – Antena – Teleferik, qarkullohet me

QARKU ELBASAN
Ne segmenin Librazhd –Steblev-Qafe Stude ka 25 cm bore, nga Togez-Qafe Stude qarkullohet me zinxhire.

Nga degezimi i tunelit te Krrabes deri ne Gracen qarkullohet me zinxhire, nuk ka bore por ka ngrica.
Librazhd-Kapshtice reshje te dendura bore eshte punuar me mjete dhe punetore, kalimi pa zinxhire.

QARKU VLORE
Rreth ores 6 te mengjesit kane filluar reshjet e bores ne Llogara qe vazhdojne te dendura dhe pa nderprerje edhe tani. Aktualisht qarkullohet pa zinxhire. Reshtjet jane te dendura rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne oret ne vijim.

QARKU GJIROKASTER
Ne segmentin Tepelene-Gjirokaster ne oren 3 te nates ka patur rreshqitje dherash ne vendin e quajtur Uji I Ftohte, vazhdon puna per pastrimin e rruges.Ne aksin rrugor Ura e Leklit - Permet ne piken e ndarjes te rretheve Permet dhe Tepelene, ka ndodhur nje rreshqitje masive e shkembinjve nga shpati i rruges dhe demtim i murit mbajtes.

Rruga eshte ngushtuar dhe eshte e kalueshme me 1 kalim.
Nga ana e kontraktorit eshte vendosur sinjalistika kufizuese dhe eshte bere lajmerimi i Komisariatit te Policise se Permetit per te mos lejuar kalimin e mjeteve me tonazh te larte.

QARKU KORCE
Ne Qarkun e Korces, gjate gjithe nates ka patur rreshje te dendura debore te cila vazhdojne dhe ne keto momente,moti i ftohte dhe temperaturat me minus.
Eshte bere kontrolli i akseve rrugore dhe po punohet ne te gjitha akset per mirembajtje dimerore,pastrim dhe kriposje.

Gjendja ne keto momente eshte kjo:
1- aksi rrugore K/Boboshtice –Dardhe,trashesia shkon 50 cm shoqeruar dhe me erera te forta ,Korce-Voskopoje, kalimi behet me zinxhira
2-aksi Erseke-Carshove kalimi me zinxhira
3-aksiK/Libonik-Lozhan-Mollagrabove kalimi me zinxhira
4-Aksi Korce-Erseke kalimi me zinxhira
5-aksi K/Liqenas –Dogana Gorice kalimi behet me zinxhira
6-Aksi K/Zemblak-K/Liqenas kalimi me zinxhira

Trashesia e debores arrin ne fushore 20-35 ne malore dhe ne disa vende arrin nga 50-70 cm si rezultat i ererave te forta,ne vende si Qafa e Qarrit,Erseke-Borove,Qafa e Biglles.
Element shqetesues perben dhe thyerja e degeve te pemeve anes rrugeve si rezultat i peshes se debores.

QARKU LEZHE
Reshje bore te pa perfillshme nuk ka probleme per qarkullimin e automjeteve pervec segmenteve rrugor Ura e Matit-Rreshen Urak dhe shpal-Reps ku trashesia e bores arrin 20 cm dhe qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire.

QARKU KUKES
Ka rreshje te dendura debore rruga Milot- Rreshen-Tuneli Thirres-Morin (Rruga e Kombit)jane marre masat e kalueshme pa zinxhir.Rruget Qafe Mali –Fierze. Kukes – Bushtrice te kalueshme me zinxhire Rruga e Valbones e kalueshme pa zinxhir.

Bajram Curri-Valbon 30 -40 cm bore, po punohet per pastrim dhe kriposje, qarkullimi pjeserisht me zinxhire.

Akset Bajram Curri-Fierze, Ura Dushaj-Sheshi trageteve-lekbibaj ksa 15-20 cm bore, qarkullimi pa zinxhire

Bajram Curri –Kam ka 25 cm bore. Qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire

Rruga Kukes- Bushtrice- K/Domaj-Rec ka 25-30 cm bore, qarkullimi pjeserisht me zinxhire

Rruga Shote Galica-Qender Kukes-Krume 20-25 cm bore, qarkullimi pa zinxhire
Krum-Qafe Prush-Plepa-Kam 20-25 cm bore, qarkullimi pjeserisht me zinxhire.

QARKU DIBER
Segmentet nga Suci-Bulqize-Peshkopi qarkullimi kryhet me zinxhire.
Klos-Bulqize-Peshkopi reshjet e bores shoqerohen edhe me era te forta qe bejne grumbullimin e bores ne rruge. Aksi Kuben-Vasije ka 40 cm bore qarkullimi rekomandohet me zinxhire. Ne akset e ketij qarku trashesia e bores arrin ne 40 cm dhe qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire. Kontraktoret kane punuar gjate nates dhe po vazhdon puna per pastrim dhe kriposje.

QARKU SHKODER

Shkoder-Hani Hotit reshje te pakta bore, qarkullohet pa zinxhire. Reshje bore ka ne segmentet Vau Dejes-Puke-Fushe Arrez-Qafe Mali-Fushe Dukagjin.
Ne zonen Puke-Fushe Arrez-Qafe Mali-Fushe Dukagjin bora shoqerohet me ere te forte. Ne disa zona ne Qafe Mali trashesia shkon 1.5-2m. Trashesia normale ne gjithe keto zona eshte rreth 80 cm.
Ne segmentin Q/Lac-Koman ka rreth 5 cm bore, qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire pasi ka prani ngricash. Koplik-Boge-Dedaj –Razem rreth 5cm bore qarkullimi pjeserisht me zinxhire.
K/Hadroj-Q/Bene-Rreshen rreth 10 cm bore rekomandohet qarkullimi pjeserisht me zinxhire.
Qafe Mali-Fierze rreth 40 cm bore, qarkullimi rekomandohet me zinxhire.
Vazhdon puna per pastrimin dhe kriposjen e ketyre akseve, qarkullimi kryhet me zinxhire .

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891