INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i ftohtë, rruga e Kombit me zinxhirë

Moti i ftohtë, rruga e Kombit me zinxhirë

Publikuar më: 11:11 07-01-2017

Temepraturat disa gradë nën zero,reshjet e dëborës dhe erërat e forta  kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit, ku situata paraqitet më problematike në pjesën nga dalja e Tunelit të Thirrës në drejtim të Kukësit.

Sipas të dhënave, lëvizja në Rrugën e Kombit bëhet vetëm me zinxhirë, pasi ka prezencë ngricash.

Mjetet e firmës kontraktore janë në punë gjatë 24 orëve duke bërë të mundur largimin e dëborës nga trupi i rrugës si dhe hedhjen e kripës.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833