INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i ftohtë: Vijojnë reshjet e dëborës, situata nën kontroll

Moti i ftohtë: Vijojnë reshjet e dëborës, situata nën kontroll

Publikuar më: 10:10 05-01-2017

Prej dy ditesh ulja e temperaturave ka sjellë dhe reshje të denura të dëborës në disa Qarqe të vendit. Mësohet se gjatë orëve të para të ditës së sotme e në vazhdim, Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje të dendura të dëborës. Lartësia e dëborës varion në qytete nga 8-15 cm e në zona rurale deri në 40 cm.
Sipas të dhënanave, pritet që reshjet të vazhdojnë të jenë të dendura dhe temperatura të ulet më shumë.
Ndërkohë mësohet se të gjitha akset nacionale si rezultat i punës së bërë nga firmat kontraktore aktualisht janë  përgjithësisht  të qarkullueshme pa zinxhirë.
Rruga e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë, ndërkohë që lartësia e dëborës arrin në 30 cm në rajonin e Tunelit Kalimash. Ndërsa për të bërë të mundur që rruga të jetë e qarkullueshme po punojnë  8 borëpastruese.
Ja situate në këtë Qark:
Kukës-Bushtricë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 15-20  cm.Punojnë 4 borëpastruese,1 fadromë e 1 eskavator.
Kukës –Zapod e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 15  cm.Punojnë  2 borëpastruese,1 fadromë e 1 eskavator.
F.Dugagjin–Q.Shllak e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Lartësia e dëborës 30-40  cm.Punojnë  2 borëpastruese.
Kukës-Krumë e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Lartësia e dëborës 35  cm në Q.Tobli.Punojnë  4 borëpastruese.
Krumë-Q.Prushi-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 25  cm.Punojnë 3 borëpastruese.
B.Curri-Valbonë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 30  cm në Valbonë .Punojnë 2 borëpastruese.
B.Curri-Q.Morinë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 20  cm.Punojnë  2 borëpastruese.
B.Curri-Q.Luzhë  e qarkullueshme pa zinxhrë. Lartësia e dëborës 30 cm në Q.Luzhë.Punojnë  2 borëpastruese.
Ndërsa sa i përket furnizimit me energji elektrike mësohet se i gjithë qarku është i furnizuar me energji elektrike. Ndërsa pa energji janë vetëm dy njësi administrativbe, një në Bashkinë Kukës, nësia Administrative Shtiqën ndërsa në Bashkinë Tropojë, njësia administrative Lekbibaj.

Article Logic
Execution time: 0.0034289360046387