INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq! Autoriteti i Rrugëve bën lajmërimin e orëve të fundit

Moti i keq! Autoriteti i Rrugëve bën lajmërimin e orëve të fundit

Publikuar më: 22:56 03-01-2019

Moti i keq ka pushtuar vendin dhe duke marrë shkas nga problemet e shfaqura gjatë ditës së sotme në akset rrugore prej borës, ARRSH ka njoftuar drejtuesit për gjendjen aktuale të orëve të fundit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar tregon akset në të cilat shoferët nuk duhet të lëvizin pa zinxhirë, ndërkohë që i bën thirrje përdoruesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, sidomos gjatë natës dhe në orëve të para të mëngjesit.

Njoftimi i ARRSH:

Njoftim për gjendjen e rrjetit rrugor dhe kushteve të qarkullimit të automjeteve
Rajoni Verior - Shkodër: Gjendja e rrjetit rrugor, dhe qarkullimit të mjeteve paraqitet pa probleme të theksuara në qarkullim. Koha është pa reshje dëbore. Nga kontraktorët, kompanitë e mirëmbajtjes dimërore është bërë pastrimi i segmenteve rrugore me prani dëbore, si dhe spërkatja parandaluese me kripë për ngricat. Sqarojmë se lëvizja e mjeteve në përgjithësi realizohet pa zinxhirë. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve gjatë lëvizjes në segmentet rrugore: "Ura Cerenecit - Stebleve", pjesa fundore, afro 20 km, si dhe në segmentin rrugor "Trebisht - Dogana Trebisht" (Qarku Dibër).
Rajonin Qendror - Tiranë: Kushtet e motit janë pa reshje dëbore. Gjendja e rrjetit rrugor, për këtë rajon në përgjithësi paraqitet pa probleme të dukshme për qarkullimin. Në segmentet rrugore, zona Dajt është bërë spërkatja parandaluese me kripë, por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në pjesën "Trau Dajt – Antenat - Teleferiku" dhe në pjesën "Lunik – Stebleve”,në rrugën "Librazhd - Peshkopi".
Rajonin Jugor - Gjirokastër: Ka pasur reshje të dobëta dëbore në qarkun e Korçës, por kanë pushuar. Lëvizet pjesërisht me zinxhirë në një pjesë të segmenteve rrugore, Qarku Korçë në drejtimet: Dardhë, Voskopojë, Qafë Qarri.
Ne segmentin rrugor kryesor "Librazhd – Qafë Thanë - Pogradec - Korçë - Kapshticë", lëvizja e mjeteve bëhet pa zinxhirë. Nga kontraktorët, që mbulojnë shërbimet e mirëmbajtjes është bërë spërkatja parandaluese me kripë për ngricat. Resurset njerëzore e mekanike të kompanive përkatëse janë në punë.

Përdoruesit e mjeteve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit pasi temperaturat do të ulen ndjeshëm, për pasojë shtohet prania e ngricave në rruge, Të respektojnë kushtet e rrugës dhe sinjalistikën rrugore, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirë në rrugët për të cilat njoftuam që qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Article Logic
Execution time: 0.0043420791625977