Edhe pse situata nga reshjet në Tiranë duket më e qetë, sërish pasojat e një dite më parë janë të pranishme. Me problematike është gjëndja e banorëve në zonën e Bregut të Lumit. Këta banorë janë më specifikë se të tjerët, pasi banojnë shumë pranë lumit dhe kanë frikë për jetën e tyre.
In News bëri një vëzhgim në këtë zonë dhe banorët raportuan se herë ka shira ata qëndrojnë zgjuar, pasi kanë frikë se mos lumi del nga shtrati dhe i merr me vete. Madje këto ditë ata kanë larguar nga banesa dhe fëmijët e tyre. Banorët i kërkojnë ndihmë qeverisë, që të sistemojë njëherë e përgjithmonë lumin ose tu gjejë një strehë tjetër.