INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq, Bashkia e Tiranës strehon të pastrehët në qendra sociale [FOTO]

Moti i keq, Bashkia e Tiranës strehon të pastrehët në qendra sociale [FOTO]

Publikuar më: 19:08 05-01-2017

Nën drejtimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj u mbajt sot mbledhja e parë e Shtabit të Emergjencave të Bashkisë Tiranë për të përballuar situatën e përkeqësuar të motit që në orët në vijim mund të prekë edhe Tiranën. Pas ngritjes së shtabit të emergjencave, pjesë e kujdesit të Bashkisë së Tiranës janë bërë sigurisht edhe personat në kushte rruge. Ata janë sistemuar në qendrat sociale. Ndonëse kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi që të gjithë personat të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ka nga ata të cilët edhe pse e kanë një të tillë, enden rrugëve. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës do të vendosë në dispozicion disa godina që do të shërbejnë si qendër strehimi e përkohshme.

Kjo masë e marrë do të shmangë pasojat e kushteve të këqija atmosferikë tek ata që flenë në mjedise të ndryshme publike.

Shumë prej tyre shtëpitë i kanë në qytete të tjera ose shumë larg nga qendra e qytetit, ndaj Bashkia e Tiranës ka zgjedhur që këto raste të veçanta t’i trajtojë me strehim provizor, deri në kalimin e temperaturave të ulëta.

Siç shikohet edhe në foto, punonjës të Policisë Bashkiakë, me mjetet e tyre, kanë bërë shpërnguljen e personave në kushte rruge në disa prej qendrave sociale të Bashkisë së Tiranës.

Më herët, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, apeloi për vëmendje ndaj këtyre personave. Ai tha se duhet të sigurohemi që çdo qytetar i Tiranës është i sigurt dhe ka një strehë të ngrohtë kur të arrijë ky i ftohtë polar.

Article Logic
Execution time: 0.0056939125061035