Një sasi e madhe mbeturinash kanë dalë në bregun e lumit Seman në Fier. Shkak janë bërë reshjet e ditëve të fundit
Plastikë e materiale të tjera, mes të cilave edhe mbetje të rrezikshme janë nxjerrë në breg nga deti, pasi lumi i ka depozituar aty pas shtimit të prurjeve.
Situata është alarmante, por e përsëritur në këtë kohë në të gjithë grykëderdhjet e lumejve që pas reshjeve marrin me vete edhe mbetjet urbane që hidhen përgjatë tyre.
Ndërsa Fierin e përmbytën mbetjet, Durrësin si gjithmonë e përmbyt shiu.
Ndërkohë dhe velieria në Himarë u përmbyt. Veliera ndodhej e ankoruar në Portin e Himarës dhe shërbente për udhëtime gjatë sezonit veror.