INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MOTI I KEQ/ Çfarë pritet të ndodhë sot dhe nesër, merrni masa të...

MOTI I KEQ/ Çfarë pritet të ndodhë sot dhe nesër, merrni masa të...

Publikuar më: 16:46 13-01-2019

Sot pasdite, 13 janar, nuk priten reshje, ndërsa nesër priten reshje të dobëta, kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës.

Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë), përjashtuar zonën Shkodër-Lezhë. Në pjesën tjetër të territorit ato do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë.

Më konkretisht, nesër (e hënë data.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 1 / 9 °C
në vendet e ulëta: 0 / 6 °C
në vendet malore: -8 / 2 °C
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

mot1.jpg

mot2.jpg

mot3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040640830993652