INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq dhe përmbytjet, kryeministri Rama mbledh Shtabin e Emergjencave [VIDEO]

Moti i keq dhe përmbytjet, kryeministri Rama mbledh Shtabin e Emergjencave [VIDEO]

Publikuar më: 19:39 09-11-2016

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish sot Shtabin e Emergjencave ku është raportuar lidhur me situatën pas përmbytjeve në të gjithë vendin.

Ministri i Energjitikës Gjiknuri tha se mbi 40 mijë abonentë vijojnë të mbeten ende pa energji elektrike.

Ndërkohë Rama shtoi se do të vijojë të ndiqet situata në terren edhe pse pritet përmirësim i motit.

“Sistemi i tensionit të lartë nuk ka asnjë problem, ka funksionuar në rregull. Nuk janë më shumë se 40 mijë abonentë pa energji elektrike, ndërkohë që në mëngjes ka qenë 60 -70% më i lartë kryesisht në jug të vendit.

Është më mirë që energjia të stakohet kur ka probleme për të shmangur katastrofat” Tha Gjiknuri.

“Nënkalimi i City Park vijon të metet i bllokuar, rruga e Dajtit është zhbllokuar.

Në Peqin dhe në aksin Elbasan-Librazhd ka rrëshqitje dherash dhe po punohet për pastrimin e akseve. Në Kukës ka patur po ashtu rrëshqitje dherash.

Në Shkodër vijojnë pastrimet e rrugëve, ndërkohë situate e ujësjellsave është në rregull, nuk ka problem dhe punonjësit janë në gatishmëri në terren për të shmangur problemet”

“Forcat e armatosura janë pasqyrë e denjë për ti paraprirë situatave dhe sot kemi përmirësime” tha kreu I forcave të armatosura.

“Ajo që është më e rëndësishme është puna e bërë nga strukturat e shtëtit. Dhe çfarë ka të bëjë me kontributin njerëzor bëhet me një cilësi si asnjëherë më parë. Sipas gjasave moti shkon drejt përmirësimit, por sidoqoftë nuk do t’i përmbahemi vetëm parashikimit por në terren do të ketë forca.

Do të vazhdojmë të ndjekim situatën” tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834