Kushtet e rënduara atmosferike kanë shkaktuar shumë probleme ditët e fundit në të gjithë Shqipërinë. Gjatë pasdites së sotme, një person është gjetur i vdekur në fshatin Çiflig të Korçës. Vasil Mati 65 vjeç, dyshohet se ndërroi jetë nga një atak kardiak, shkak i të cilit u bë i ftohti. Trupi i Matit u gjet i pajetë nga fqinjët dhe është dërguar në morg për autopsinë mjeko-ligjore.