Prej dites së djeshme disa zona në Veri dhe në Jug të vendit janë mbuluar nga bora. Temperaturat disa gradë nën zero kanë bërë që disa akse rrugore të pershkohen me shumë veshtirësi. Por ja si është situata e kalueshmërisë në akset kombëtare.
Në Rajonin Verior Shkodër. Janë pastruar dhe kriposur të gjitha akset e këtij Rajoni. Në akset e Pukës, Kukësit, Tropojës dhe Shkodrës qarkullohet pa zinxhirë. Në akset e Dibrës rekomandohet të përdoren zinxhirë, për shkak të erës që kthen borën.
Në Rajonin Qëndror Tiranë: Nuk ka probleme në akset e këtij Rajoni. Të gjitha akset janë pastruar dhe kriposur. Qarkullimi është normal edhe në Elbasan - Qafë Thanë. Edhe akset e Dajtit qarkullohen normalisht.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Të gjithë akset e Korçës janë kriposur, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në aksin Boboshticë - Dardhë.
Duke parë parashikimin e situatës, të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.
Të gjithë përdoruesit e rrugës duhet të bëjnë kujdes dhe të ecin me shpejtësi të kufizuar, sidomos në segmentet ku ka prani ngricash.