INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq, ja situata në akset rrugore nga bora dhe ngricat

Moti i keq, ja situata në akset rrugore nga bora dhe ngricat

Publikuar më: 14:05 14-12-2018

Gjatë orëve të fundit janë rikthyer reshjet e dëborës dhe ngricat.

ARRSH bën me dije se në akset e Tropojës ka pasur rreth 15 cm reshje dëbore. Kontraktorët kanë bërë pastrimin dhe kriposjen dhe situata e qarkullimit paraqitet pa probleme.

Edhe në akset e Kukësit trashësia e dëborës është 5 cm dhe vazhdon të bjerë. Në akset e Dibrës ka patur reshje dëbore me intensitet të ulët. Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, qarkullimi është pa probleme.

Edhe në aksin Qafë Mali – Fierzë ka rënë rreth 20 cm borë. 

Përgjatë natës e në vazhdim ka pasur reshje dëbore në segmentin Pukë-Fushë Arrës-Fushë Dukagjin (Kukës). Në asnjë moment nuk ka pasur bllokim të qarkullimit të mjeteve dhe rruga po mbahet nën trajtim të vazhdueshëm për të mos lejuar bllokime eventuale. Në segmentet e tjera ka pasur vetëm reshje shiu dhe nuk ka pasur probleme për sa i përket qarkullimit të automjeteve në këto akse.

Qarkullimi në të gjitha akset e Rajonit Verior bëhet pa zinxhirë.

Në aksin Librazhd – Stëblevë, ka pasur rreth 5 cm reshje dëbore por që ka shkrirë me fillimin e reshjeve të shiut në mëngjes. Situata e qarkullimit paraqitet pa probleme.

Në Dardhë dhe në Voskopojë, ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët. Qarkullimi kryhet pa probleme. Edhe ne akset e tjera të këtij Rajoni nuk ka probleme për qarkullimin.

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996