INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq/ Kryebashkiakja e Gjirokastrës thirrje qeverisë: Të shpallet gjendja e emergjencës

Moti i keq/ Kryebashkiakja e Gjirokastrës thirrje qeverisë: Të shpallet gjendja e emergjencës

Publikuar më: 20:34 04-02-2018

Kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami i ka dërguar një shkresë kryeministrit Edi Rama ku i ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës pasi situata e krijuar nga përmbytjet nuk mund të përballohet nga pushteti vendor. Rami kërkon ndërhyrjen e pushtetit qendror.

Kryebashkiakja bën një pasqyrë të situatës së rrëshqitjeve të dheut në tre lagje, “Kodra e Shtufit” ku një pallat është zaptuar nga balta dhe dy banesa private rrezikojnë shembjen, në “Cfakë” dhe lagjen “Punëtori” ku sërish paraqiten probleme me banesat, ndërsa për banorët është dhënë urdhri i menjëhershëm i evakuimit.

Përveç problemeve të shumta brenda në qytet, shkresa zyrtare jep një panoramë të të gjitha problematikave në Bashkinë Gjirokastër, ku disa fshatra janë izoluar nga përmbytjet dhe nga shembja e urave, ndërsa akset kryesore rrugore kanë probleme me qarkullimin.

Article Logic
Execution time: 0.0036251544952393