INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq kthen jugun e Shqipërisë si në 'mesjetë'. Pa energji elektrike dhe me...

Moti i keq kthen jugun e Shqipërisë si në 'mesjetë'. Pa energji elektrike dhe me...

Publikuar më: 12:36 27-11-2018

Reshjet e dendura të shiut, kanë rikthyer problemet e shumta në jugun e Shqipërisë.

Në qytetin e Gjirokastrës, ura e Viroit dhe lagjet e tjera, po përballen sërish me rrëshqitjet e dheut. Gjithashtu në shumë zona ka mungesë të energjisë elektrike.
Shkëputjet janë konstatuar në zonat e Sukës, Ballabanit dhe Çarshovës në Përmet.

Nën dritën e qiriut ndodhen edhe zonat e Bufit, Lutfinjës, Lopësit dhe disa njësi të tjera në Memaliaj dhe Tepelenë, duke e kthyer jugun e Shqipërisë si në kohën e mesjetës.
Shqetësuese vijon të jetë situata edhe në zonën e Dropullit të Sipërm, ku prej ditësh disa fshatra e kanë ndërprerë komunikimin, si pasojë e bartjes së problemeve të viteve të kaluara.

Përsa i përket qarkullimit rrugor, aksi Levan-Tepelenë, ka dalë prej ditësh jashtë funksionit dhe akoma nuk po rregullohet, në këtë mënyrë banorët kalojnë nga rruga e vjetër e Ballshit.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883