INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq lë në terr shumë banorë

Moti i keq lë në terr shumë banorë

Publikuar më: 11:30 13-06-2016

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur punën në terren për të kthyer energjinë elektrike të shumë banorëve në zona të ndryshme të vendit. Avaritë në rrjetin energjitik lidhen me përkeqësimin e motit dhe sipas OSHEE në terren janë mbi 1700 punonjës.
 
Sipas informacionit të përcjellë në dispecerinë qendrore të OSHEE nga zyrat rajonale, grupet e punës së OSHEE kanë riparuar defektet në disa nën/stacione në Matkë dhe Pobrat,  në linjë 35 kV, Koplik – Vukpalaj, në atë të Mëzezit duke rikthyer kështu energjinë dhe në nën stacionin Valiasit.
Ndërsa po punohet për riparimin e defektit në linjën 35 kV, Jagodinë –Karavasta e cila furnizon me energji nën stacionet Ardenicë, Libofshë e Karavasta.
Grupet e punës së OSHEE po punojnë dhe për riparimin e defektit në linjën 110 kV, në Plasmas të Fierit e cila ka lënë pa energji nën stacionin Mërtish, Divjakë, Hysgjokaj, Plasmas.

Aktualisht nuk po punon linja 110 -21/2 Plasmas-Kavajë dhe janë pa energji nën stacioni Kavajë, Ballaj, Rrogozhinë.
Edhe nën stacioni Skelë, Vlorë është jashtë pune, pasi është përmbytur nga reshjet e shiut

Zonat pa energji:
Në Durrës, Nikël, Borizanë, Sukth, Karpen, Manzë , Hammallaj, Spitallë, Kryevidh
Në Shkodër, Rrethina,Velipojë,Zejmen,Gjadër, Ishull Shëngjin, Iballë, Qelëz pjeserisht,  Gjegjan, Shënkoll Tale, Kelmend, Koplik
Në Elbasan, Godolesh, Gjinar, Mollas, Orenjë, Hotolisht, Labinot
Në Berat, Terpan, Starovë, Potom, Divjakë , Hysgjokaj , Mërtish, Sinje
Në Gjirokastër, Qesarat, Krahës, Kalivac, Dragot, Piskovë, Konispol, Memaliaj
Në Kukës, Golaj, Fajzë, Pac
Në Burrel, Reps, Zenisht, Mamurras, Zhei, Sllovë, Rrëshen
Në Fier, Portez, Kraps, Mbrostar, Levanm Libofshë, Karavasta, Cakran, Patos, Ballsh
Në Korcë, Bitinckë, Liqenas
Në Vlore, Kocul, Orikum, Xhuherinë, Selenicë, Dukat, Radhimë, Mifol, Cerkovinë, Lepenicë, Treblovë, Kaninë, Zvërnec, Novoselë

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668