INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq lë pa drita shumë zona në Shqipëri, OSHEE: Energjia do rikthehet sa më shpejt

Moti i keq lë pa drita shumë zona në Shqipëri, OSHEE: Energjia do rikthehet sa më shpejt

Publikuar më: 15:49 13-08-2017

Operatori i Shpërndarjes së energjisë, OSHEE sh.a është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve, nisur nga situata e krijuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike nga Drejtoria e TL dhe Drejtoritë Rajonale përkatëse.

Në terren vijojnë punën brigadat e avarisë të cilet deri më tani kanë riparuar 85 përqind e defekteve të krijuara nga moti i keq në rrjetin e tensionit të mesëm e të ulët. Numri më i madh i defekteve i përket zonave rurale.

 Defektet janë të llojit , këputje përcjellësash , thyerje izolatoresh në linja dhe dëmtime shkarkuesash. Shkak i vonesës në riparimin e defekteve të mbetura është edhe terreni i vështirë në zonat ku kalojnë këto linja.

 Pengesë ka shfaqur dhe fakti që një pjesë e defekteve në kryeqytet janë në kabinat private ku ka munguar gdishmëria për lejimin e grupeve të OSHEE që të ndërhynin sa më shpejt.

 Zonat e prekura nga defektet Rajoni Tiranë:

Valias ( pjeserisht) energjia pritet te rikthehet sa me shpejt.

Ndërkohë në orën 13.30 ka shfaqur defekt një fidër që furnizon me energji një pjesë të abonentëve ne rrugen Ali Demi Rajoni Durrës: Nikel/Fushe Kruje.

Rajoni Berat:, pjesërisht Potom , Tomorricë/Skrapar.

 Rajoni Fier:Levan, Rajoni Vlore: pjeserisht Xhuherine,

Rajoni Shkoder: Rrethina/Shkoder; pjeserisht Lac Vau Dejes/Shkoder

 Rajoni Kukes: pjeserisht Margegaj, Lekbibaj, Pac/B.Curri ; pjeserisht qytet Krume Brigadat e terrenit të kompanisë OSHEE po punojnë për eleminimin sa më të shpejtë të difekteve.

- Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët e rëndësisë së vecantë janë në punë.

 - Te gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet jane skeme normale furnizimi me energji elektrike

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104