INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq ‘mbërthen’ Greqinë. Mbyllen shkollat, bllokohen rrugët

Moti i keq ‘mbërthen’ Greqinë. Mbyllen shkollat, bllokohen rrugët

Publikuar më: 10:29 28-09-2018

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në Athinë dhe në disa zona të tjera të Greqisë. Pati bllokime të trafikut në shumë rrugë kyçe në dhe rreth Athinës, ndërsa si pasojë e motit të frikshëm shkollat u mbajtën të mbyllura në shumë pjesë të vendit. Vet autoritetet u treguan të gatshëm për të mbyllur shkollat nga frika e përmbytjeve dhe dëmtime nga era e fortë. Ekathimerini shkruan se "vendi u pushtua nga reshjet, pas tri ditëve me erëra me të fortë që rrëzuan linjat e energjisë në disa lagje në Attica dhe pjesë të tjera të vendit të enjten, thyen pemë, e dëmtuan çatinë e një shkolle në Athinën perëndimore". Qindra telefonata mbërritën te shërbimi zjarrfikës për heqjen e mbeturinave . Tragetet u ndaluan të lundronin të enjten, por shërbimi u kthye në normale më vonë gjatë natës dhe të premten në mëngjes pasi erërat filluan të uleshin. Ky sistem i motit ishte quajtur Xenophon nga ekspertët dhe thuhet se është duke u larguar, megjithëse do të zëvendësohet nga një stuhi mesdhetare me karakteristika tropikale, e quajtur Zorba. Frika e dëmeve nga Zorba nxiti autoritetet që të mbanin shkollat të mbyllura të premten në Attikë, në shumë ishuj të Jonit dhe Egjeut, dhe në Peloponez, si dhe në zonat e tjera ku stuhia pritet të kalojë gjatë 48 orëve të ardhshme.

Article Logic
Execution time: 0.0032968521118164