INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Moti i keq ''mbyll'' shkollat në vend [VIDEO]

Publikuar më: 15:52 27-02-2018

Moti i keq ka detyruar Ministrinë e Arsimit, që të pezullojë mësimin në 82 shkolla, të cilat ndodhen në zonat më të thella të vendit të paktën deri sa situata të përmirësohet. Këto shkolla ndodhen në fshatrat më malore të Matit, Pogradecit, Dibrës, Beratit, Librazhdit dhe Bulqizës, që aktualisht po vuajnë dhe mungesën e energjisë elektrike. Po kështu sot ka mbyllur dyert dhe Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi, pasi profesorët u ndeshën me një numër të ulët studentësh në auditorë. Ata morrën vendim, që për dy ditë të pezullohet mësimi dhe orët e humbura ti zëvendësojnë gjatë fundjavave.
Por moti i acartë do të vijojë dhe lajmet nga sinpotikanët s’janë aspak të mira. Temperaturat priten të ulen dhe më shumë madje, ato dhe në zonat e ulta do të shkojnë nga 0 deri në -4 gradë, ndërsa në veri deri në -8.
Kurse reshjet si të dëborës dhe të shiut do të jenë me intensitet mesatar. Dëbora nuk do të ndalet në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit, pasi në orët e mbrëmjes parshikohet të bjerë borë edhe në këto të fundit.
Sinoptikanët japin dhe një këshillë për Emergjencat civile, që të marrin masa paraprake, pasi pas dy ditësh kur moti të përmirësohet shkrirja e dëborës do të ndikojë negativisht dhe shumë zona do të rrezikohen nga përmbytjet.

Article Logic
Execution time: 0.0041060447692871