Dëbora vijon të mbajë të izoluara disa fshatra në veri të vendit.
Vijojnë të jenë të izoluara zonat si Lurë, Kala e Dodës, Ostren, Selishtë, Trebisht etj. ku dëbora ka arritur në 70 centimetra.
Ndërkohë edhe aksi Librazhd-Bulqizë është i pakalueshëm. Trashësia në Steblevë ka arritur deri në 50 cm.
Nga rrëshqitja e dherave është bllokuar edhe dogana e Trebishtit.
Kjo doganë lidh zonën e Gollobordës me Maqedoninë.
Edhe në Fushë-Krujë si pasojë e dëborës është bllokuar rruga e Iballës.