INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
https://www.youtube.com/watch?v=GKxOQ7f63nk

MOTI I KEQ/ Në 24 orë 3 viktima, ndërsa në shumë zona ka mungesë të...

Publikuar më: 16:18 11-01-2019

Moti i keq po shoqërohet dhe me viktima. Sot ka humbur jetën një punonjës i OST-së në Mirditë, teksa po riparonte defektin e shkaktuar nga moti i keq. Ai nga i ftohti ka pësuar infarkt. Në këto 24 orë janë shënuar dhe 2 viktima të tjera në Shkodër. Një e moshuar ka humbur jetën nga asfiksia nga tymi i zjarrit që përfshiu shtëpinë e saj. Ndërsa një 53-vjeçar ka humbur jetën, pasi streha e karburantit ku punonte është shembur nga rëndesa e dëborës.

Ndërkohë disa zona në vend vazhdojnë të kenë probleme nga moti i keq.

Qarku i Dibrës vijon të jetë i dominuar nga reshjet intensive të dëborës dhe ngricat. Mësohet se 30% e njësive administrative janë pa energji elektrike prej dy ditësh dhe rrugët rurale janë të bllokuara. Emergjente është situata dhe në Njësinë Administrative Ostren me rreth 5 mijë banorë, pasi ata po përballen me mungesë të energjisë dhe ankohen për mungesë të kujdesit mjekësor.

Problematike është situata dhe në qarkun e Korçës. Akset nacionale në këtë zonë janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Kurse shumë fshatra po vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Probleme ka pasur dhe në qarkun e Elbasanit, Librazhdit dhe Përrenjasit. Mbi 3 mijë familje në fshatrat malore kanë mbetur pa energji elektrike.

Përveç kësaj një numër i madh shkollash në këto rrethe vijojnë të jenë të mbyllura për shkak të motit.

Article Logic
Execution time: 0.0034620761871338