Rreth 20 mijë abonentë në qytetin e Elbasanit vijojnë të jenë pa energji elektrike për shkak të motit të keq që ka përfshirë qytetin dhe jo vetëm.
Mësohet se në terren janë duke punuar 170 punonjës dhe dhjetra mjete të OSHEE.
Nga moti i keq mbrëmjen e djeshme mbetën pa energji rreth 30.000 abonentë në të gjithë qarkun e Elbasanit.
Ndërkohë vijon të mbetet i pakalueshëm aksi Librazhd-Bulqizë pasi segmenti Shkalla e Lunikut Stebleve është mbuluar nga dëbora u arrin në 60 cm.