Moti i keq me ngrica dhe erëra të fuqishme ka përfshirë një pjesë të madhe të shteteve evropiane.
Në Gjermani dhe jo vetëm janë shënuar probleme me transportin.
Ndërsa në Holandë shpejtësia e erës ka arritur deri në 120 km në orë ku sic duket edhe nga videot e shpërndara nga rrjetet sociale rrymat e ajrit kanë marrë përpara shumë njerëz sikurse të jenë objekte.
Shumë prej udhëtimeve qoftë tokësore dhe ajore janë anuluar ndërsa janë shënuar edhe 2 viktima.