INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq në Japoni, rëndohet bilanci 176 të vdekur

Moti i keq në Japoni, rëndohet bilanci 176 të vdekur

Publikuar më: 08:14 11-07-2018

Rëndohet bilanci i viktimave nga moti i keq në Japoni. Zëdhënësi i qeverisë tha se deri tani janë 176 të vdekur, ndërkohë që dhjetra të tjerë figurojnë të zhdukur. Kërkimet nga ekipet e shpëtimit vazhdojnë, por shpresa për gjetjen e të mbijetuarve po zvogëlohet nga moment në moment. Shirat e regjistruara ditët e fundit  kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të dheut, duke rrënuar shtëpitë nga ku numri më i madh i viktimave u regjistrua në zonën e Hiroshimës. Ndërkohë Agjencia Kombëtare ka paralajmëruar për një valë të nxehti për shtatë ditët e ardhshme, ku temperaturat në zonat e shkatërruara nga përmbytjet mund të tejkalojnë 35 gradë.Të paktën 7,200 banorë që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të akomodohen në qendra strehimore, pritet tani  të përballen me vapën dhe rrezikun e helmimit me ushqimet, për shkak të ngrohjes së vazhdueshme. Furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në 255 mijë shtëpi në 12 prefektura.

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773