INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq në Vlorë/ Pezullohen tragetet, kujdes qëndroni larg objekteve të pasigurta

Moti i keq në Vlorë/ Pezullohen tragetet, kujdes qëndroni larg objekteve të pasigurta

Publikuar më: 09:36 28-01-2019

Sikurse ishte paralajmëruar moti i keq ka përfshirë pjesën bregdetare të vendit dhe jo vetëm.

Moti i keq që ka përfshirë qytetin e Vlorës ka bërë që trageti i linjës Vlorë-Brindisi të mos niset sot drejt Italisë pasi pritet që fuqia e erës të shtohet gjatë orëve në vijim.

Në det të hapur do të kapet fuqia deri në 9 balle, lartësia e dallgës do të shkojë deri në 5 metra, ndërsa shpejtësia e erës arrin deri në 15-20 m/s.

Për banorët e qytetit një paralajmërim ka ardhur edhe nga Bashkia e Vlorës, e cila i ka kërkua atyre që të rrinë larg objekteve të pasigurta në lartësi pranë objekteve të tyre të banimit.

Sa i përket parashikimit në ditët në vijim Meteoalb parashikon që në ditët e fundit të janarit të ketë reshje dëbore në zonat malore mbi 700 m nga niveli i detit, ndërsa temperaturat do të jenë tipike të dimrit për pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar Verilindjen.

Edhe muaji shkurt, do të karakterizohet nga reshje të shumta, ndërsa pritet edhe një hyrje e masave ajrore polare nga mesi i muajit. Ndërkohë, sipas Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, reshje do të ketë në pjesën veriore dhe jugore të vendi

Article Logic
Execution time: 0.0037999153137207